Kush jemi ? Si funksionon ?

Qëllimi ynë është të ofrojmë materiale dhe informacione te dobishme për ata që na ndjekin, të cilët përgjithësisht janë njerëz familjarë dhe seriozë.

Në qershor 2012 është hapur


Duke ndjekur parimin "Të ofrojmë materiale dhe informacione për njerëz familjarë" kemi hapur:

1. Faqen me këshilla për shëndetin
 
2. Faqen për prindër dhe femijë
 
3. Faqen me ide arredimi për ambjente të brëndshme
 
4. Faqen me ide arredimi për dhoma gjumi

5. Faqen me ide arredimi për kuzhina
 

Te gjitha faqet mësipër administrohen nga i njëjti staf që administron KuzhinaIme.al.

KuzhinaIme.al është nje faqe që nuk synon t'ju kthejë në kuzhinierë profesionistë, por është një faqe e thjeshte që synon t'ju ofrojë njohuri të dobishme, ide praktike, ide të bukura të fushës kuzhinë/gatim.
Këto materiale dhe receta mund te dërgohen nga të gjithë dhe ofrohen për te gjithe.
Në këtë mënyrë disa tregojnë dhe shumë mësojnë...
Ka shumë gjëra që mund të behen më mire, ne po punojmë cdo ditë për t'u përmirësuar.

Si funksionon KuzhinaIme.al ?
Aktualisht në këtë blog janë publikuar mbi 1500 receta dhe çdo ditë shtohen të reja...
Mbi 95 % të këtyre recetave janë receta të dërguara nga miqtë e faqes tonë, mbi 75% e këtyre recetave janë me fotot origjinale të vetë fansave qe kanë derguar recetat, të cilat i kanë gatuar, fotografuar dhe me pas dërguar recetat e tyre në faqen tonë. Më pak se 25% prej tyre janë me foto të marra nga interneti te cilat janë receta qe disa nga miqtë e faqes tonë i kanë perkthyer nga faqe të huaja (italiane, greke, turke, etj...)
Kushdo mund të dërgojë receta ne këte faqe dhe ato publikohen me autorsinë e plotë te personit qe i dërgon

Si të përdorni KuzhinaIme.al ?
Sapo klikoni ne http://kuzhinaime.blogspot.com/ do ju hapen 20 recetat e fundit, dhe ju mjafton te ulni faqen "si ashensor" nga lart-poshtë për të parë keto receta. Pasi arrini ne fund të faqes, pra ne receten nr 20, ju duhet te klikoni tek OLDER POSTS për të parë 20 recetat e tjera që jane publikuar para tyre, kështu vazhdon...

Në të djathtën tuaj keni një opsion praktik për recetat e fundit....

Më poshtë keni katëgorite me rradhë te cilat jemi munduar t'i hapim në menyrën sa më të thjeshë dhe praktike për të gjithë (numëri që shoqëron cdo kategori, tregon numerin e recetave që gjënden aty)

Pasi ju klikoni në një nga katekoritë me shumë receta (shembull, RECETA PER EMBELSIRA ku janë rreth 350 receta për ëmbëelsira), ju vetëm duhet të ulni faqen nga lart-poshtë "si një ashensor" dhe do ju shfaqen me rradhë 20 recetat e publikuar së fundmi në atë kategori, pasi të arrini në fund klikoni në butonin OLDER për të parë 20 receta të tjera të po kësaj kategorie, e kështu me rradhë... në të njëjtën mënyrë veproni për të gjitha kategoritë e tjera...

Një falenderim shumë i madh shkon për ata miq të cilët cdo ditë dëergojnë recetat e tyre, albumet e tyre ju mund t'i gjeni në të djathtë-poshtë, albumet  janë renditur sipas nr të recetave që janë në secilin prej tyre.

Ka shumë gjëra që mund të bëhen më mirë, ne po punojmë cdo ditë për t'u përmirësuar.

Mos hezitoni të na kontaktoni : ADMIN

Faleminderit që na ndiqni :)

No comments:

Post a Comment